Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Tiranë, arrestohen 18 shoferë brenda një jave, hiqen 70 patenta

Tiranë, arrestohen 18 shoferë brenda një jave, hiqen 70 patenta

09:29, 21/05/2019
A+ Aa A-

Policia Rrugore Tiranë, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe pasojave fatale përgjatë gjithë javës që shkoi organizoi patrullime. Nga kontrollet, 18 shoferë u arrestuan në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilet 14 në gjendje të dehur dhe 4 të papajisur me leje drejtimi.

U pezulluan 70 leje drejtimi, nga te cilat 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 18 për shkelje të tjera të ndryshme.

U proceduan me gjoba 13 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

Ndërsa, për kontrollin e mjeteve me targa të huaja (angleze) janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme nga strukturat e tjera të policisë 14 automjete, nga të cilat 12 prej tyre janë proceduar administrativisht për mangësi në dokumentacion dhe tejkalim të afatit të qëndrimit në Republikën e Shqipërisë; janë gjobitur 82 dhe janë vendosur 2900 masa të tjera administrative, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco