Rrezikohej konflikt me përdorimin e armëve, arrestohen 3 persona

Rrezikohej konflikt me përdorimin e armëve, arrestohen 3 persona

08:46, 21/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka parandaluar një ngjarje që mund të ishte me pasoja të rënda për jetën duke arrestuar në flagrancë një shtetas I cili posedonte edhe një armë tip pistoletë me të cilën kanosi një person.

Reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri  një shtetas tjetër.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi  në  flagrancë me armë zjarri pistoletë  shtetasin  S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti  për  motive të dobëta  ka kanosur me armë zjarrit  shtetasin F.C.

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit   E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan,  për veprën penale moskallëzim i krimit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës.

Në pranga dhe dy persona të tjerë të përfshirë në konflikt për motive të dobëta.

Policia e Elbasanit  ka marrë njoftimin se në fshatin Bradashesh të Elbasanit po ndodh një konflikt   ku njëri prej tyre ka dhe armë zjarri.

Vlerësimi i situatës dhe reagimi në kohë i shërbimeve të policisë bëri të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, ku njëri prej shtetaseve të përfshirë në konflikt po kanoste me armë zjarri  një shtetas tjetër.

Gjatë ndërhyrjes për parandalimin e konfliktit , Policia kapi  në  flagrancë me armë zjarri pistoletë  shtetasin  S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti  për  motive të dobëta  ka kanosur me armë zjarrit  shtetasin F.C.

Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar  një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë .

Gjithashtu janë arrestuar edhe shtetasit   E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan,  për veprën penale moskallëzim i krimit.

 Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale te ““Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, “Kanosje”  në ngarkim të shtetasit  S.LL, si dhe për veprën penale “Moskallëzimi i krimi” , në ngarkim të shtetaseve E.Q dhe F.B.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco