Aksident i rëndë, makina me dy gratë përfundon në kanal

Aksident i rëndë, makina me dy gratë përfundon në kanal

18:38, 20/05/2019
A+ Aa A-

Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite në rrugët e Shqipërisë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos.

Makina ku udhëtonin dy gra ka dalë jashtë rrugës dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy gra të cilat më pas janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Shkak për këtë aksident dyshohet se është parakalimi i gabuar i një tjetër mjeti që ka detyruar drejtuesit e mjetit të aksidentuar të përfundojë në kanal.

Nuk ka ende informacion për gjendjen e dy grave, ndërkohë ky është aksidenti i tretë që shënohet gjatë ditës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco