Ja si po transportohen sot paratë me avionë drejt Vienës

Ja si po transportohen sot paratë me avionë drejt Vienës

18:10, 20/05/2019
A+ Aa A-

Vetëm një muaj e pak nga grabitja e ndodhur në Rinas ku u grabitën 6.5 milion euro, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri kanë nisur transportin e parave nëpërmjet fluturimeve drejt Rinasit.

Makinat e blinduara të sigurisë janë filmuar teksa dorëzojnë ngarkesën e parave në një nga avionët që pret fluturimin e radhës.

Ajo që dallon nga herët e tjera është se brenda pistës kanë hyrë punonjësit e policisë, të cilët shikohen të armatosur.

Dy efektivë të policisë rri në gatuishmëri ndërsa një tretë flet në telegon. Ndërkohë që vetëm poak më tutje qëndron furgoni i Policisë.

Çka duket se prania e forcave të policisë në pistë, është edhe një nga masat shtesë të marra nga institucionet me qëllim për të shmangur ngjarje si ajo e 9 prillit, ku nga barku i avionit u morën miliona euro, që do të trasportoheshin drejt Vjenës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco