Era i shtyn në thellësi të detit/ Ja si u shpëtuan nga Policia Kufitare dy personat në Dhërmi

Era i shtyn në thellësi të detit/ Ja si u shpëtuan nga Policia Kufitare dy personat në Dhërmi

21:28, 19/05/2019
A+ Aa A-

Dy persona, të cilët rrezikonin jetën në ujërat detare të Dhërmiut, kanë arritur të shpëtojnë falë ndihmës së policisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13;45 ku efektivët e policisë janë njoftuar se 2 persona rrezikonin jetën si shkak i erës së fortë.

Të dy ata kishin dalë me gomone për të lundruar por për shkak të kohës së paqëndrueshme era i kishte shtyrë në thellësi të detit.

Njoftimi i Policisë:

“Policia Kufitare u dha ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve.

Ata kishin dalë me gomonen (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco