Del nga rruga me motoçikletë/ Plagoset 45-vjeçari në Elbasan

Del nga rruga me motoçikletë/ Plagoset 45-vjeçari në Elbasan

20:03, 19/05/2019

Një 45-vjeçar, i cili po udhëtonte me motoçikletë, ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti.

Në njoftimin e policisë thuhet se, "në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Gjonme, shtetasi A.H., rreth 45 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motocikletës, jashtë rrezikut për jetën."

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco