Aksidentohet autobusi me nxënës, ka të plagosur

Aksidentohet autobusi me nxënës, ka të plagosur

17:52, 19/05/2019
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Orikum të Vlorës, ku një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një autobus.

Sipas Ora News, drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autobusi i përfshirë në aksident po transportonte nxënësit e shkollës së Orikumit, të cilët i kishte zbritur përpara se të ndodhte aksidenti.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e aksidentit.

Foto nga aksidenti:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco