VIDEO-EMRI/ I kërkuar për vrasje në Gjermani, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë. Ja çfarë iu gjet në banesë

VIDEO-EMRI/ I kërkuar për vrasje në Gjermani, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë. Ja çfarë iu gjet në banesë

17:08, 19/05/2019
A+ Aa A-

Një shtetas i Kosovës, i kërkuar në Gjermani për vrasje, është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, në një palestër në një qendër tregtare.

Gjatë kontrollit në banesën ku jetonte janë sekuestruar armë e drogë.

Kosovari i arrestuar është identifikuar si Shkëlqim Kastrati, 23-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Wiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schwenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco