Prangoset një 30 vjeçar në Shkoder, ishte i shpallur në kërkim. Emri

Prangoset një 30 vjeçar në Shkoder, ishte i shpallur në kërkim. Emri

13:34, 19/05/2019
A+ Aa A-

Eshte ndaluar gjatë ditës së sotme një përson në Shkodër i cili ishte i shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë.

Ai është Valentin Gjeloshi i cili  rezulton të jetë dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Shkodrës

Ai është i moshës 30 vjeçare dhe ishte dënuar për prodheim dhe mbjtje të lëndve narkotike

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak:

Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër,

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco