Bie nga kati i dytë i pallatit, fëmija në gjendje të rëndë

Bie nga kati i dytë i pallatit, fëmija në gjendje të rëndë

10:36, 19/05/2019
A+ Aa A-

Një fëmjë 2 vjeç ka rënë nga kati i dytë i një pallati në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë, ditën e sotme. Sipas informacioneve paraprake, gjendja e fëmijës është e rëndë. Për kujdes më të specializuar mjekësor, I vogli është nisur drejtë siptalit të Tiranës.

Policia e Vlorës njoftoi se sot rreth orës 09:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar i dëmtuar fëmija i mitur S.B., 2 vjeç, banues në lagjen "Kushtrimi", i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas deklarimeve të familjarëve, fëmija i mitur ka rënë nga kati i 2-të i banesës së tij. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco