Torturonte gruan dhe foshnjen, Italia kthen me pranga në Rinas shqiptarin e dëbuar disa herë

Torturonte gruan dhe foshnjen, Italia kthen me pranga në Rinas shqiptarin e dëbuar disa herë

09:39, 19/05/2019
A+ Aa A-

Në harkun e 24 orëve të fundit, 2 shqiptarë janë dëbuar nga Italia dhe sot mbërrijnë në  aeroportin e Rinasit, njoftojnë mediat italiane. Të shtunën, policët e komisariatit të Sanremos ndaluan dy shqiptarët që kishin një numër veprash penalsh në dosje dhe që të dy me urdhra dëbimi, por ata ishin rikthyer në Itali në rrugë të paligjshme.

Në veçanti, njeri nga të dy, Sabah Halili, lindur në 1988, ishte i njohur për Policinë italiane për një vepër penale të lidhur me gruan e tij vitin e kaluar, e cila e kishte denoncuar për keqtrajtim.

Pas hetimeve, u konstatua se gruaja dhe fëmija i mitur 6 muaj, ishin në rrezik ndaj ata ishin transferuar menjëhërë në një shtëpi të mbrojtur për shkak të faktit se prania e foshnjes pengonte dëbimin e babait, të këtij personi. Gruaja qe marrë në mbrojtje nga Policia italiane dhe duke u marrë parasysh sjellja e vazhdueshme agresive e shqiptarir dhe rreziku që ai paraqiste për të dhe foshnjen 6-muajshme, Sabah Halili qe dëbuar për në Shqipëri i shoqëruar nga policët.

Mirëpo, disa muaj më parë, Sabahu ishte kthyer sërish në Itali në mënyrë të paligjshme në qytetin Cuneo dhe sërish në Sanremo, ku u dje, pas ndërhyrjes së Policisë, që e njohur dhe kishte dijeni për veprat të tij penale, u arrestua bashkë me një shqiptar tjetër, Renaldo Hasani. 18-vjeç, edhe ai me precedentë kriminelë. Këtë mëngjes, të dy shqiptarët u shoqëruan nga Policia në aeroportin e Milanos në Malpensa për t’u hipur në avion për në Tiranë. /SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco