Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Shkëmbimi i informacionit në Ballkan, Veliu takim me homologët e rjonit

Shkëmbimi i informacionit në Ballkan, Veliu takim me homologët e rjonit

08:50, 19/05/2019
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, mori pjesë në takimin e 12 drejtorëve të Policive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua më 16 deri më 17 Maj 2019, me mbështetjen e BE-së.
 
Qëllimi i këtij takimi ishte rëndësia e shkëmbimit në kohë reale të informacionit kriminal, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese në luftë kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, si dhe për gjetjen e mënyrave më efikase për të përballuar sfidat në të ardhmen.
 
Në takim morën pjesë edhe Interpol, Europol, Selec, Frontex.
Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu  gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim ka falënderuar organizatorët dhe palën mikpritëse, duke e cilësuar këtë takim si shumë të rëndësishëm.
 
Veliu gjatë fjalës së tij ka theksuar se shkëmbimi i informacionit kriminal është thembra e akilit dhe është shumë e rëndësishme që ky informacion të shkëmbehet në kohë reale direkt mes ekipeve që merren me luftën ndaj  krimit të organizuar dhe terrorizmit, duke anashkaluar burokratizmin  portokollar, pasi vetëm kështu do të arrijmë akoma më shumë sukses ndaj krimit.

Në fund të fjalës së tij, drejtor Veliu ka theksuar se Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët tanë dhe e hapur për të miratuar çdo propozim që është në interes të krijimit të një mjedisi sa më të sigurtë për qytetarët e vendeve tona.
 
Gjatë takimit të gjithë përfaqësuesit e tjerë të Policive apo agjencive ligjzbatuese që morën fjalën theksuan se shkëmbimi i informacionit kriminal është mënyra më e mirë për të parandaluar dhe luftuar që në embrion çdo veprimtari kriminale.
 
Në fund të takimit me propozim të palës italiane u ra dakort për ngritjen e një pike të përbashkët për shkëmbimin e informacionit kriminal, pikë kjo që do mbështetet nga BE.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco