Operacion anti-drogë në Itali/ Sekuestrohet drogë me vlerë 50 milionë euro

Operacion anti-drogë në Itali/ Sekuestrohet drogë me vlerë 50 milionë euro

21:48, 18/05/2019
A+ Aa A-

Një varkë me 4.5 ton hashash brenda është kapur në afërsi të Siçilisë në Itali. Sipas mediave të vendit fqinj, droga e sekuestruar kap një vlerë tregu prej 50 milionë euro.

Kontrolli i anijes erdhi nga Guardia di Finanza pas një alarmi të lëshuar nga autoritetet franceze të anti-drogës, ndërsa në operacion u arrestuan edhe 3 shtetas turq.

Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës.

Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos. Deti Mesdhe është një nga vendet globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco