EMRI/ Hiqej si ekonomist, kush është ‘Doktor K’ shqiptari që vidhte piktura dhe diamante në vilat luksoze

EMRI/ Hiqej si ekonomist, kush është ‘Doktor K’ shqiptari që vidhte piktura dhe diamante në vilat luksoze

16:45, 17/05/2019
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për një vjedhje të ndodhur në vitin 2018.

Shqiptari 27 vjeçar i identifikuar si Klodian Nikolla, u vu në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti, por kishte mundur ti shpëtonte masës së sigurisë

Disa muaj më pas ai u kthye sërish të vidhte, në një apartament dhe shtëpi private.

Pas kontrollit në shtëpinë e tij, Policia konstatoi se Nikolli posedonte koleksione të pikturave të piktorëve të shekullit të njëzetë, unaza me diamante, të gjitha këto të vjedhura nga shtëpitë në Milano.

Ai hiqej si ekonomist dhe mbante pseudonimin ‘Dr. K.’

Në takime me zotërinjtë e banesave ai shfaqej me flokët e zhdërvjellët, fytyrën e pastër, xhaketë dhe kravatë, elokuencë dhe mirësjellje.

Arrestimi i tij më 8 maj u bë nga një patrullë policore, e cila konstatoi një automjet tip “Mercedes Benz’ të bardhë.

Polici i cili e kishte fiksuar Nikollin, zbuloi fillimin e targës.

Nikolli u përpoq të largohej, duke lënë makinën në një vend të gabuar.

Ai tentoi të kalonte një gardh të lartë dy metra, por aty u kap nga Policia.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco