U shpallën të humbura pak ditë më parë, gjenden nënë e bijë

U shpallën të humbura pak ditë më parë, gjenden nënë e bijë

13:41, 17/05/2019
A+ Aa A-

Gjenden nëna shqiptare bashkë me vajzën e saj në Britani. BBC raporton se Sebjana Myzeqari, 24 vjeç dhe vajza e saj Enissa 2-vjeç janë gjetur.  24 vjeçarja shqiptare Sebjana Myzeqari dhe vajza e saj 2 vjeçare Enisa ishin shpallur të zhdukura në Britani të Madhe. Autoritetet konfirmuan se nuk kishte asnjë gjurmë të tyre që nga data 2 prill kur për herë të fundit ishin parë në Donkastër.

BBC raportonte  24 vjecarja shqiptare nuk e ka përdorur më telefonin e saj apo kartat e bankës që nga data 2 prill, dhe pse nuk kishte asnjë shenjë që ajo mund të jetë larguar nga Britania e Madhe. Policia u shpreh se ajo kishte mbërritur në Britani nga Shqipëria tre vjet më parë duke vendosur të jetojë në Donkastër.

Vogëlushja dy vjeçare është e regjistruar në çerdhe ndërsa e ëma e saj bënte një jetë pothuajse të izoluar dhe kishte shumë pak të njohur. Ndërkohë autoritete shqiptare i kishin komunikuar palës britanike, se në vendin tonë nuk ka asnjë gjurmë të nënës dhe vajzës së saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco