VIDEO/ 10 vite burg, kapet trafikanti i drogës. Ja pamjet

VIDEO/ 10 vite burg, kapet trafikanti i drogës. Ja pamjet

11:14, 17/05/2019
A+ Aa A-

Një 52-vjeçar i dënuar për trafik droge  është vënë në pranga në Tiranë.

Policia thotë se ka arrestuar 52-vjeçarin me inicialet F. M., pasi në dhjetorin e viti të kaluar është dënuar me 10 vite burg.

‘Ky person ishte i shpallur në kërkim pasi, më datë  18 dhjetor 2018,  Gjykata e  Apelit për Krimet e  Rënda e ka dënuar me 10 vjet  e 6 muaj burg, për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim’

Gjithashtu  gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi edhe disa dokumente në gjuhën italiane të cilat dyshohet se mund të jenë të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve ky shtetas u procedua edhe për veprën penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve i  pasaportave ose vizave’

Materialet në ngarkim të këtij  shtetasi u referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda, Tiranë’, thuhet në një njoftim të Policisë së Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco