Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Grabitja në Rinas/ Gjykata e Apelit lë në burg Ragip Hajdinin

Grabitja në Rinas/ Gjykata e Apelit lë në burg Ragip Hajdinin

14:22, 16/05/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka lënë në burg njërin prej grabitësve të Rinasit, Ragip Hajdinin.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rikonfirmuar masën “arrest me burg” të dhënë nga Shkalla e Parë për Krime të Rënda për Ragip Hajdinin, njërin prej gjashtë të arrestuarve lidhur me grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Hajdini kishte ankimuar vendimin e Shkallës së Parë me pretendimin se gjykata nuk ka patur prova të mjaftueshme për ta lënë në burg.

Arrestimi i tij është bërë i mundur pas deklaratave të bëra nga Alkond Bengasi, tashmë si bashkëpunëtor i drejtësisë, lidhur me super grabitjen, në të cilën mbeti i vrarë një nga organizatorët, Admir Murataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco