Plagos veten me thikë dhe mbyllet në banesë, nxirret nga policia pas 3 orë negociata

Plagos veten me thikë dhe mbyllet në banesë, nxirret nga policia pas 3 orë negociata

10:26, 16/05/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Naftëtari” në Patos.Një 30-vjeçar në Patos, në kushte depresioni, ka dëmtuar veten me thikë në gjoks dhe pjesë të tjera të trupit.

Shtetasi N. Xhelaj pas këtij akti është mbyllur në banesën e tij në katin e gjashtë të një pallati ku ai banon.

Forcat të shumta policie, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse mbërriten në vendngjarje.

Pas më shumë se 3 orë negociata, policia arriti të nxirrte 30-vjeçarin nga banesa ku ishte mbyllur prej orës 06:00.

Ai u transportua me ambulancë në spital për trajtim mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco