Shqipëria në zi kombëtare, zhvillohen homazhet për Klodian Tanushin

Shqipëria në zi kombëtare, zhvillohen homazhet për Klodian Tanushin

10:03, 16/05/2019
A+ Aa A-

Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme  në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpalli dje  major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet për major Tanushin kanë nisur prej orës 10:00 në Muzeun Historik Kombëtar dhe mbyllen në 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Arkivoli me trupin e pajetë të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik mbërriti të mërkurën në Shqipëri me një avion ushtarak.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco