Grabisnin karburante dhe makina, ja si i sulmonin shqiptarët viktimat herët në mëngjes

Grabisnin karburante dhe makina, ja si i sulmonin shqiptarët viktimat herët në mëngjes

21:02, 15/05/2019
A+ Aa A-

Policia greke ka goditur së fundmi një bandë shqiptarësh që plaçkisin në pikat e karburanteve, parkingje dhe shtëpi private.

Gjashtë shqiptarët ranë në pranga pas një aksioni të policisë në Athinë, Kesariani, Nea Ionia, Acharnes dhe Artemisa.

Ata janë të moshës midis 22 dhe 41 vjeç dhe sipas policisë greke kanë kryer më shumë se 9 grabitje në këto zona.

Sipas policisë greke shqiptarët vepronin në grupe të vogla 2 dhe 5 persona që i ndërronin sipas rastit.

Preja e tyre e pëlqyer ishte orët e para të mëngjesit, kur zgjidhnin të grabisnin objektivë që lëviznin në këmbë.

Ata i kërcënonin viktimat me armë zjarri por edhe pajisje të tjera si thika.

Te qytetarët merrnin kryesisht sendet personale ndërsa në pikat e karburantëve sendet pararë

Preja e tyre ishin edhe makinat duke përdorur çelësa që ua kishin marrë viktimave të tyre nëpërmjet kërcënimit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat ku jetoni shqiptarët u gjetën disa armë dhe mbi 1 kg drogë e llojit kanabist

Një 31 vjeçar shqiptar i arrestuar, rezulton të ketë 5 dënime ku është dënuar me dhjetëra vjet burgim për vrasje të qëllimshme, grabitje, vjedhje me armë, për drogë, etj. Gjithashtu, edhe një 30 vjeçar rezultonte në kërkim për një sërë veprash.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco