‘Hynim nga dritaret...’, ja çfarë tregoi në gjykatë 'skifteri' shqiptar për 12 grabitjet e banesave

‘Hynim nga dritaret...’, ja çfarë tregoi në gjykatë 'skifteri' shqiptar për 12 grabitjet e banesave

20:46, 15/05/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 41 vjeçar po përballet me drejtësinë gjermane për një sërë akuzash për grabitje për vjedhje. Deri më tani shqiptari pa pranuar se ka kryer 12 grabitje nga 13 që akuzohet

Avokatja e tij mbrojtëse, Ulf  Ëeinhold, lexoi para gjykatës një rrëfim me shkrim në emër të 41-vjeçarit shqiptar.

“Pas ndarjes nga gruaja ime dhe dy fëmijët e mi, kam humbur çdo mbështetje. Unë shpresoja të gjeja një punë në Gjermani dhe të krijoj një bazë që më pas të kisha mundësi të pajtohesha me gruan.

Unë nuk munda të regjistrohesha në një punë të rregullt, kështu që fillova të kryej vjedhjet së bashku me kushëririn tim. Procedura e ndjekura janë të njëjtat me rezultat e hetimeve. Ne hynim nga dritaret për të grabitur shtëpitë si dhe ishim të pajisur me doreza dhe mjete të tjera. Ne më pas i shisnim sendet që grabisnim.’’, thuhet në rrëfimin e shqiptarit që është ende në proces divorci me gruan e tij e cila jeton në Itali.

Shqiptari iku nga Shqipëria në vitin 2016 drejt Francës, ndërsa në vitin 2018 shkoi në Gjermani ku edhe u arrestua më 6 dhjetor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco