Trafikuan 2.5 ton drogë në Itali, Apeli nuk ndryshon vendimin për të dënuarit

Trafikuan 2.5 ton drogë në Itali, Apeli nuk ndryshon vendimin për të dënuarit

11:23, 15/05/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin për grupin që trafikoi 2.5 ton drogë në Itali dy vite më parë.

Kështu, Apeli la në fuqi edhe dënimin me nga 2 vite burg për punonjësit e doganës, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Milahil Hila, për këtë të fundit u vendos pezullimi i dënimit të mbetur duke kaluar shërbim prove.

Në fuqi u la edhe dënimi për trafikantët me 15 vite për Euron Hotin dhe 13 për Malton Lleshajn. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë u la në fuqi denimi me 2 vite. 

Karta e fortë e prokurorisë në këtë proces ishte rrëfimi i të penduarit Aurel Lazaj. Ai sqaroi gjithë mekanizimin e trafikut, personat e përfshirë në të si edhe ndihmën e zyrtarëve të policisë apo doganës. Në dëshmi Lazaj ka rrëfyer edhe për përfshirjen e tij të mëhershme në trafikun e kanabisit, ku droga kalonte kufirin përmes kamionëve që transportonin mermer.

Sipas prokurorisë, kamioni me 2.5 tonë kanabis u bllokua në Ankona për shkak të një problemi me dokumentacionin. Të pandehurit dërguan një tjetër kamion me qëllim ndërrimin e targave dhe shkëmbimin e tyre. Por kjo orvatje u diktua nga policia italiane dhe më pas u realizua edhe gjetja e drogës. Sipas hetimit, pritës i drogës në Gjermani ishte Euron Hoti.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco