EMRAT/ Aksidenti me dy viktima në Kavajë, policia jep detajet

EMRAT/ Aksidenti me dy viktima në Kavajë, policia jep detajet

23:46, 14/05/2019
A+ Aa A-

Përgjaken sërish rrugët! Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme nga një aksident që është regjistruar në Kavajë. Viktimat janë një grua që po ecte në trotuar me dy vajzat dhe pasagjeri që po udhëtonte me makinën tip 'Benz' me targa AA615VO.

Viktima janë Gentjan Belba 23  vjeç dhe  Lumturie Demrozi 48 vjeç. Ndërsa të plagosur rëndë janë dy vajzat dhe drejtuesi i makinës.

Makina tip 'Benz' ku po udhëtonin dy të rinj humbi kontrollin si pasojë e lagështirës dhe shpejtësisë duke dalë nga rruga. Në tentativë për të manovruar makina goditi bazamentin metalik të reklamës së një pike karburanti duke marrë më pas përpara nënën me dy vajzat që po ecnin në trotuar.

Përplasja ka qenë fatale për gruan që humbi jetën në vend nga goditja, ndërsa dy vajzat ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit.

Ndërkohë që viktima e dytë është i riu që ndodhej në vendin e parë në makinë bashkë me shoferin.

Informacioni paraprak i Policisë së Shtetit:

Rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qera), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Për pasojë mjeti ka goditur këmbësoret,, ku shtetasja L.D rreth 46 vjeçe ka humbur jetën, ndërsa vajza e saj shtetasja Xh.D 21 vjeçe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me këtë mjet shtetasi G.B, rreth 23 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco