Atentati te ‘Ura e Mifolit’/ I qëlluan makinën me 34 plumba, flet drejtuesi: Ja kush janë autorët dhe borxhi i pashlyer

Atentati te ‘Ura e Mifolit’/ I qëlluan makinën me 34 plumba, flet drejtuesi: Ja kush janë autorët dhe borxhi i pashlyer

19:41, 14/05/2019
A+ Aa A-

Romario Alliaj, u qëllua me 34 plumba, ndërsa udhëtonte me mjetin e tij dy ditë më parë në Vlorë.

Po për fatin e tij të mirë asnjë nga plumbat breshërisë së automatikut nuk e kapi.

Për News 24, Alliaj tregon se çfarë ndodhi dy ditë më parë pranë urës së Mifolit ku i ishte ngritur pritë.

33 vjeçari thotë se gjithçka ndodhi pas një bisede telefonike të bërë një ditë më parë me disa persona për një borxh.

Ai thotë se kishte hyrë ndërmjetës tek një miku i tij për borxhin që nuk ishte kthyer dhe një ditë para atentatit i kishte marrë në telefon dhe iu kishte bërë presion për të kthyer paratë.

Romario thotë se makina që e ndoqi ishte një mjet tip ‘BMË’ gri e errët

“Isha nisur për në Elbasan. Fillimisht më qëlluan nga ana e shoferit, 2 plumba kapën makinën. Më pas unë kalova nga ana e pasagjerit dhe makina nisi të ngadalësonte. Makina e autorëve kaloi paralel me mua dhe më qëlluan në breshëri. Pastaj sa e shkrepi të gjithë në makinë erdhën plumbat, mbi 20 plumba nga dera e shoferit. Shpëtova se ndaloi një kamion dhe autorët ikën”, rrëfen 33-vjeçari/

Romario Alliaj ka akuzuar policinë se nuk i ka marrë në pyetje dëshmitarët që nga kamionisti.

Ai thotë se ishin tre persona në makinën nga ku u qëlluar, dy që ndodheshin në vendet e para dhe një përpara, të tre me maska.

 “Vetëm ai pas ka qëlluar. Makina ishte me targa franceze pas, para nuk i kishte targat”, tregon ai.

Mario thotë se nuk ka besim te Policia dhe se do t’i zgjidhë vetë problemet e tij.

“S’kam besim as tek policia dhe as tek njeri fare. Ky ishte muhabet shoqëror, ishte në rrjet shoqëror. Unë me ta kam ngrënë e kam pirë. Unë i zgjidh vetë problemet e mia. Policia është deri ku i takon. Nuk kam besim fare as tek kjo që kam veshur. Edhe atë e kisha shok të ngushtë, kisha shumë besim por erdhi për të më vrarë. S’kam besim fare as tek policia, as tek askush. Janë çështje që i zgjidh vetë. Nuk më hyn fare në punë policia”, thotë Mario.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco