Francezë në Shqipëri: Pranga 7 laçianëve për grabitje në Nancy, si i sillnin sendet në vendlindje François Perain, Prokurori i Nancy (në qendër) gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me prokurorët shqiptarë të hënën

Francezë në Shqipëri: Pranga 7 laçianëve për grabitje në Nancy, si i sillnin sendet në vendlindje

10:01, 14/05/2019
A+ Aa A-

Shtatë shqiptarë janë arrestuar në Francë dhe në Shqipëri, si të akuzuar për grabitjen e mbi 70 apartamenteve në Nancy të Francës në vitin 2018. Katër prej tyre janë anëtarë të së njëjtës familjes, të Arif Kajtazit dhe janë arrestuar në Nancy, aty ku edhe banonin.

Tre të tjerët janë arrestuar në Shqipëri dhe gjykohen nga Krimet e Rënda. Ata janë Besnik  Fufi, Alfons Përloka dhe Aleks Marku dhe akuzohenpër  “vjedhje”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “grup të strukturuar kriminal. 

Prokurorët francezë dheprokurori shqiptar Besnik Hajdarmata kanë zhvilluar bashkarisht hetimin ndërkombëtar për vjedhjet e banesave në vlera deri në 300 mijë euro. Familja Kajtazi në Nancy angazhonte tre grabitësit nga Laçi se cilat banesa duhej të vidhnin dhe këta të fundit, pasi realizonin grabitjet me dhunë, i dërgonin sendet e vjedhura dhe paratë në Laç, aty ku dhe banonin.

Policia franceze ra në gjurmët e bandës shqiptare pasi nisi hetimet për vjedhjet në seri të apartamenteve dhe vilave në nansy të Francës si dhe në Belgjikë e Itali. Arrestimi i të shtatëve është realizuar paralelisht në Francë dhe në Shqipëri./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco