Kamarieri shqiptar në Nju Jork i kthen gjysëm milioni dollarë klientes që i harroi! Karen Vinacour and Armando Markaj

Kamarieri shqiptar në Nju Jork i kthen gjysëm milioni dollarë klientes që i harroi!

07:27, 14/05/2019
A+ Aa A-

New York, Maj 2019 – Shumë televizione amerikane dhe media shqiptare kanë paraqitur aktin fisnik të shqiptaro- amerikanit Armando Markaj, i cili në Picerinë “Patsys” ku punon si kamarier gjeti një çek me shumën $424,000 dhe ja dorëzoi të zonjës. Pasi gjen çekun mbi tavolinë nxiton pas zonjës, por makina e saj sapo ishte larguar. Bisedon me pronarin e Picerisë Frank Brija dhe bëjnë përpjekje për tu lidhur me atë… Më pas, ajo e surprizuar nga ky veprim i Armandos njofton mediat e televizionet amerikane.

Nga Moza Boletini

Takohem me Armandon dhe nënën e tij Vera Markaj në Bronx, në Agjencinë e S & A Unified Home Care, INC, ku Armando punon aty prej dy vitesh në Departamentin e Human Resorces, kontrollon analizat e gjakut, drogës dhe jep OK personave të ndryshëm për punësim. Ndërsa Vera punon si Menaxhere e kësaj Angjencie prej katër vitesh. Nuk banoj larg kësaj Qendre ku ata kanë punësuar edhe shumë shqiptarë. Mendova, se do të ishte mirë ti përshëndesja nga afër për mirësinë e dhënë.

U gëzova kur i takova, por edhe ata e shprehën mirënjohejn e tyre ndaj meje. “Ndihem e thjeshtë, por krenare për djalin tim – thotë Vera, e ëma e Armandos. Së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë tanë kemi dhjetë vite që kemi lënë atdheun për një jetë më të mirë, vimë nga Shkodra. Fëmijët i kemi rritur me ndjenja të pastra njerëzore, që të mos dëmtojnë askënd. I kemi këshilluar që nëse u jepet mundësia, vetëm të mira të bëjnë në jetë. Dhe ja Zoti e dërgoi tek im bir që të bënte një xhest human, ashtu siç edhe e kemi edukuar”. Vera Markaj fliste me emocion dhe e lumtur për shembullin bujar të djalit të saj, që la gjurmë te mirë në komunitetin shqiptar në SHBA.

    Pse jo kemi dëgjuar edhe raste tepër negative e të rënda, ku të rinj shqiptarë janë përfshirë në akte dhune apo terrori edhe në Amerikë, e shembuj të tillë pozitivë, na japin zemër e tregojnë se kemi edhe brez që punon, studijon e ndërton jetën e të familjes me djersë e fisnikëri.
    “Pas një dite të lodhshme pune rrëfen Armandi u ndjeva krejtësisht i çlodhur, kur arrita ti dorëzoj në dorë çekun me shumën $424,000 zonjës që e harroi në Piceri. Nuk ishte ndonjë gjë e madhe nga ana ime, por ndihem i qetë se malli i humbur shkoi tek e zonja, me ato para ajo kishte planifikuar të blente një shtëpi. Më ka bërë mik për jetë”. Ashtu është shprehur zonja që mori çekun e gjetur nga Armando.

    Armando është zotërues i disa gjuhëve të huaja, si i ri krahas punës pesë ditore në Agjenci, çdo të shtunë e të dielë punon si kamarier edhe në Picerinë “Patsys” në Manhattan, ndërkohë nuk le pas edhe studimet, ndjek universitetin për eko-kardiologji.

    Çeku që ai gjeti, ishte një çek i thyeshëm e një person jo i ndërgjegjshëm mund ta përvetësonte, por gjëja e huaj, nuk bëhet kurrë e jotja thotë Vera, e djali im nuk mund ta bënte kurrë atë veprim të ulët, pasi ashtu i kemi edukuar, që çdo gjë e gjetur duhet dorëzuar./Gazeta Illyria

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Arber 14/05/2019 08:00

    E çfarë mund të bente me çekun që nuk ishte në emer te tij?

    Shto koment

    Denonco