Mbytet në lumin e Valbonës 12 vjeçari

Mbytet në lumin e Valbonës 12 vjeçari

12:50, 13/05/2019
A+ Aa A-

Ka shkuar për të pëshkuar por ka humbur jetën pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë në Lumin e Valbonës.

12-vjeçari J. D., është mbytur në lumin Valbonë ditën e djeshme,

I mituri me inicialet J.D, 12-vjeç, banues në fshatin Dragobi, kishte shkuar për të zënë peshk rreth 200 m larg banesës së tyre, në lumin Valbona, dhe nuk ishte kthyer më.

"Forcat e Policisë të Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me familjarët dhe banorët e fshatit, kanë vijuar kërkimet për gjetjen e të miturit, ku sot në orët e para të mëngjesit është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të të miturit, në shtratin e lumit Valbonë, në vendin e quajtur “Ura e Dragobisë”njoftoi policia.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i mituri aksidentalisht ka rënë në lumë, ku për pasojë ka humbur jetën.

Materialet u referuan në  Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për hetime të mëtejshme, për ngjarjen aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco