Trafiku i qënieve njerëzore, Shqipëri - Çeki, ekipe të përbashkëta hetimi

Trafiku i qënieve njerëzore, Shqipëri - Çeki, ekipe të përbashkëta hetimi

11:46, 13/05/2019
A+ Aa A-

Policia shqiptare dhe ajo çeke do të ngrejnë njësi të përbashkëta hetimore në drejtim të hetimit të kontrabandimit të qenieve njerëzore.

Dakordësia u arriti gjatë një vizite që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu zhvilloi në Çeki.

Së bashku me homologun çek ata u dakordësuan edhe për zhvillimin e operacioneve të përbashkëta në kufi në bashkëpunim me Frontex, për mbështetje logjistike nga Policia Çeke, si dhe sjelljen e punonjësve të Policisë Çeke gjatë sezonit turistik.

Gjatë takimit, Presidenti i Policisë Çeke i vlerësoi marrëdhëniet dypalëshe si mjaft të mira dhe theksoi domosdoshmërinë e forcimt të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Nga ana tjetër, Veliu ka falënderuar Presidentin e Policisë Çeke për mbështetjen e dhënë, si dhe ka vlerësuar rolin e oficerit të kontaktit të Policisë Çeke në Shqipëri Adriatik Shino, për shkëmbimin në kohë reale të informacioneve si dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit mes dy policive.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco