Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Identifikohen hajdutët e banesës së kunatit të Bashkim Finos

Identifikohen hajdutët e banesës së kunatit të Bashkim Finos

12:42, 13/05/2019
A+ Aa A-

Tre të rinj dyshohet se janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit Skënder Xhami, ngjarje e ndodhur me 7 maj 2019. Ky i fundit eshte kunati i Bashkim Finos.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët të moshës 29, 19 e 15 vjeç. Mësohet se të tre janë banues në Librazhd, por për arsye hetimore policia nuk bën me dije gjeneralitetet e tyre.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Xhami, ku kanë marrë një sasi parash dhe disa bizhuteri.

Veprimet  proceduriale janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë menjëherë sa policia ka marrë njoftim për  ngjarjen e ndodhur.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor si dhe për kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz13/05/2019 18:28

Narkopolicia e katunit te Tualetit gojores me pagese te Ridhjerjes, sapo mori vesh se eshte grabitur shtepia e kunatit te jevgut Baçi te Ridhjerjes, veproi me shpejtesi sketerre dhe arrestoi grabitsit. Epo domosdo, kunati shokut Xhemal!

toni13/05/2019 17:12

kur vidhet dikush me peshe ne politike policia i gjen hajdutet ne kohe rekord kurse per qytetaret harroje te bejne nje pune. mua pesonalisht me kane bere 3 vjedhje dhe askush nuk e vuri ujin ne zjarr nga policia as te pakten te me kthente pergjigje qe po mundohemi por spo e gjejme dot, hic fare rrofshin denoncimet kot. kjo eshte policia qe duan ata jo ne...

Shto koment

Denonco