Kokaina/ Dy nga shqiptarët e arrestuar në Firence, babë e bir: 68-vjeçari ndiqte udhëzimet

Kokaina/ Dy nga shqiptarët e arrestuar në Firence, babë e bir: 68-vjeçari ndiqte udhëzimet

12:00, 13/05/2019
A+ Aa A-

Firence – Një operacion i karabinierëve të Borgo San Lorenzo që ka nisur sot në orët e para të mëngjesit në Itali është ende në zhvillim e sipër në koordimin me Prokurorinë Publike të Firences për trafikun e drogës. Deatje të reja po zbulohen hap pas hapi.

Pesë arrestime janë bërë mëngjesin e së hënës: katër shqiptarë dhe një italianë që banojnë në Firence dhe në provincat e saj. Tre prej tyre janë dërguar në burg dhe dy të tjerët kanë marrë masën e detyrimit për t’u paraqitur.

Hetimet kanë nxjerrë në pah aktivitetin e tyre në shpërndarjen e drogës, e cila ishte organizuar deri edhe  si rrjet familjar.

Në burg kanë përfunduar dy shpërndarës, njëri italian dhe tjetri shqiptar, nga 25 vjeç, që akuzohen se mbushnin me drogë sheshet Seste Fiorentino dhe Calenzano të Firences si dhe furnizuesi i tyre, një shqiptar 33 vjeç. Dy 25-vjeçarët shisnin deri në 200 doza kokainë për dy javë.

Për të komunikuar me klientët ata përdornin një gjuhë të koduar pa e përmendur asnjëherë fjalën drogë dhe vetëm një telefon celular.

Por, gjatë hetimeve u zbulua një tjetër trafik droge në Sesto Fiorentino, që kryhej nga një shqiptar 36 vjeç dhe babai i tij 68 vjeç, edhe ai shqiptar. Të dy kanë marrë masën e sigurisë të detyrimit për t’u paraqitur. I moshuari, sipas asaj që doli nga hetimi, zbatonte direktivat e djalit dhe kujdesej për dërgesat tek klientët.

Hetimet filluan pas deklarimeve të një përdoruesi kokaine, që ishte dëgjuar nga karabinierët në një tjetër hetim të mbyllur tashmë, që në maj të 2017-ës, me disa arrestime për trafik ndërkombëtar droge. /SYRI.NET

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco