Shpërndante drogë në lokal, arrestohet 26 vjeçari

Shpërndante drogë në lokal, arrestohet 26 vjeçari

11:12, 13/05/2019
A+ Aa A-

Eshte goditur nga policia një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike, e dyshuar e llojit kokainë. Në pranga ka rënë një 26-vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije se, mbi bazën e informacioneve të marra nga komuniteti, një shtetas në një lokal në lagjen “Visarion Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike,menjëherë organizuan punën dhe falë reagimit të shpejtë arrestuan në flagrancë shtetasin R.A., 26 vjeç, banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco