Breshëri plumbash mbi makinën në Vlorë/ Një i plagosur

Breshëri plumbash mbi makinën në Vlorë/ Një i plagosur

19:09, 12/05/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Novoselë të Vlorës. Një makinë është qëlluar me breshëri plumbash.  

Të shtënat janë dëgjuar drejt një makine te ‘Ura e Mifolit’ në Novoselë.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një automjet tip "Golf", në rrugën Fier - Vlorë pranë Novoselës.

Si pasojë e të shtënave me armë raportohet se një person është plagosur.

I plagosuri është me iniciale R.A dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Ndërsa policia ka shkuar në vendin ngjarje, ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco