Tiranë, e rëndë pranë shkollës: Rrëmbehet 13-vjeçarja dhe çohet me dhunë hotel

Tiranë, e rëndë pranë shkollës: Rrëmbehet 13-vjeçarja dhe çohet me dhunë hotel

11:21, 11/05/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë shkollës 9-vjeçare në Kodër Kamzë, Tiranë. Raportohet se një 25-vjeçar ka rrëmbyer me dhunë të enjten dhe ka futur në makinën e tij një 13-vjeçare.

Islam Xhaferri e ka marrë me forcë në makinën e tij me targa AA022DU,  13-vjeçaren dhe, pa dëshirën e saj,  në rrugën “Kastriotët” e ka çuar në një hotel duke kryer veprime të turpshme, me natyrë seksuale.

Por, vajza ka arritur t’i shpëtojë rrëmbyesit dhe të ikë nga hoteli. Më pas, së bashku me prindërit ka shkuar në Polici ku kanë bërë kallëzim ndaj abuzuesit.

Menjëherë pas kësaj, mbrëmjen e së premtes, Islami Xhaferri është arrestuar nga Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco