Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

VIDEO/ Dalin pamjet e atentatit në Vlorë, pranë kompleksit të 'Kumbarit'

VIDEO/ Dalin pamjet e atentatit në Vlorë, pranë kompleksit të 'Kumbarit'

10:27, 11/05/2019
A+ Aa A-

Publikohet një video e kamerave të sigurisë që ka kapur momentin e largimit të autorëve të dyshuar të atentatit ndaj Inez Hajrullahut mesditën e së premtes në Vlorë. Video është siguruar nga Oranews. Në video, shihet makina ‘Land Rover’ teksa largohet nga një rrugë dytësore pas atentatit ku mbeti i plagosur një person.

Policia e Vlorës dyshon se brenda mjetit janë tre persona të dyshuar si autorë. Policia e Vlorës ka shoqëruar 20 persona në lidhje me atentatin ndaj Inez Hajrullah në Lungomare. Policia po heton në disa pista por ende nuk ka asnjë person të identifikuar si autor i ngjarjes.

Dyshohet se në atentat morën pjesë tre persona, të cilët u larguan me makinën që u gjet e djegur. Në zonën ku ndodhi atentati ka pasur prani të shtuar të forcave të policisë gjatë natës.

Atentati në Vlorë - Atentati ku mbeti i plagosur aksidentalisht një person, dyshohet se kishte si objektiv Inez Hajrullah, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar. Ai u sulmua në zonën e Lungomares, pranë një kompleksi që njihet në pronësi të Edison Harizajt, i ashtuquajtur "kumbari" ose "faqedjeguri", i vrarë në Durrës.

Burimet thanë se ai u vu në qendër të një sulmi të koordinuar nga dy grupe personazh që udhëtonin me makina të ndara. Para lokalit në zermër të Vlorës, ata shkrepën breshëri kallashnikovi por objektivi ka arritur të shpëtojë. I plagosur mbeti një kalimtar i identifikuar si Dajko Cenodemaj, i cili ndodhej në zonë për kafe. Më pas makinat janë larguar me shpejtësi. Mjeti i autorëve, një fuoristradë me targa të falsifikuara u gjet nga e djegur në Babicë të Vogël. Brenda sipas burimeve u gjetën edhe armët e zjarrit kallashnikov të dyshuara që u përdorën për sulmin.

Kush është Inez Hajrullahu

Ai dyshohet si pjesë e grupit kriminal të përfshirë në dosjen e zhdukjeve të bujshme në qytetin bregdetar. Hajrullah në vitin 2017 mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një atentati me eksploziv në makinë.  Poshtë pjesës së përparme të makinës që drejtohej nga i riu ishte vendosur një sasi rreth 300- 500 gramësh tritol. 

Makina shpërtheu pasi mjeti kishte bërë vetëm pak metra pasi kishte dalë nga një lavazh. Lënda plasëse ishte e pajisur me fitil të lidhur me motorin e mjetin, i cili ka shërbyer edhe si ndezës. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa mjeti ka ecur për inerci edhe rreth 70 metra të tjera dhe është përplasur me një makinë të dytë. Ngjarja u shënua paraditen e 27 nëntorit 2017 pranë godinës së Institutit të Sigurimeve Shoqërore në lagjen ''Hajro Çakërri'', tek Bishti i Kalldrëmi në një kohë kur në zonë kishte kalimtarë të shumtë të cilët kanë kaluar momente paniku. Sipas burimeve Hajrullahu humbi një këmbë për shkak të plagëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco