Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Sërish drogë drejt Italisë, bllokohet gomonia me 4 mln euro kanabis, arrestohen dy shqiptarë

Sërish drogë drejt Italisë, bllokohet gomonia me 4 mln euro kanabis, arrestohen dy shqiptarë

09:34, 11/05/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka sekuestruar 400 kg kanabis në një gomone që po u drejtohej brigjeve të Salentos, ndërsa ka arrestuar dy trafikantët shqiptarë. Nëse do të  hidhej në treg, lënda narkotike që ishte ndarë në 14 pako të mëdha, llogaritej që të kapte vlerën e 4 mln eurove.

Operacioni ka zgjatur disa orë në det dhe pas ndjekjes, gomonia është bllokuar dhe trafikantët janë arrestuar. Kanabisi po transportohej nga Shqipëria në drejtim të Italisë me një gomone 6 metra të gjatë. Që nga fillimi i vitit, nga Guardia di Finanza në Puglia, janë sekuestruar rreth 3 ton drogë, 9 gomone, ndërsa janë arrestuar 70 persona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco