I dënuar me dy vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

I dënuar me dy vite burg, arrestohet 28-vjeçari në Shkodër

09:11, 11/05/2019
A+ Aa A-

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, lokalizuan dhe kapen shtetasin në kërkim M.P. 28 vjeç, banues në Shkodër

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër e cila e kishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Shkallës Parë Dibër me vendimin datë 15.02.2018 e ka dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.

Ky shtetas ju dorëzua strukturave të D.V.P. Dibër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco