Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Vajza piu fotoksinë pasi u shantazhua me video intime, çfarë tha ish-dashuri para gjykatës

Vajza piu fotoksinë pasi u shantazhua me video intime, çfarë tha ish-dashuri para gjykatës

21:47, 10/05/2019
A+ Aa A-

Adela Çaçi, 16 vjeç, nxënëse në vitin e parë në një shkollën të mesme në qytetin e Beratit i dha fund jetës në rrethana tragjike dy ditë më parë pas shantazheve të vazhdueshme që i bënte ish- i dashuri i saj i cili i kërkonte para në kërkim të heshtjes për mospublikimin e disa videove intime.

David Kovaçi, ish- i dashuri që akuzohet për vetëvrasjen e vajzës, është lënë në burg nga Gjykata e Parë në Vlorë.

Vetë 17 vjeçari ka mohuar akuzat për shantazh me video, ndërsa gjyqi për masën paraprake ndaj tij ësytë zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërkohë që ndaj tij rëndon akuza ajo e përndjekjes.

Sikundër mësohet, 16-vjeçarja, Adela Çaçi, i dha fund jetës duke pirë pesticide, pas shantazheve, sipas Policisë, për publikimin e një videoje nga ish-i dashuri i saj, i cili i kërkonte herë pas here një shumë prej rreth një mijë lekësh të rinj, në të kundërt do të publikonte videon.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco