Habit shqiptari, e kishte fshehur drogën brenda letrës higjenike

Habit shqiptari, e kishte fshehur drogën brenda letrës higjenike

19:24, 10/05/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar 54 vjeçar u arrestua nga policia italiane, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi droge dhe 2 mijë eurosh kesh

Shqiptari mësohet se punonte si murator dhe u ndalua fillimisht për kontroll nga policia rreth orës 5.15, së ditës së djeshme, brenda “Qendrës Gros”.

Policët u habitën jashtë mase kur gjatë kontrollit që i bënë shqiptarit i gjetën një letër higjenike fryrë në brendësi të së cilës kishte një paketë me 6 gram kokainë.

Sasia tjetër e drogës u gjet në xhepat e xhaketës që vishej nga 54-vjeçari, por të ruajtura brenda makinës.

Gjatë kontrolleve të metejshme policët gjetën gjithashtu edhe 2000 euro në para të gatshme dhe një celular, që përdorej për të menaxhuar kontaktet e tij si tregtar droge.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco