VIDEO/ I gjenden 27 doza kokaine dhe shuma të mëdha parash, arrestohet 51 vjeçari

VIDEO/ I gjenden 27 doza kokaine dhe shuma të mëdha parash, arrestohet 51 vjeçari

11:27, 08/05/2019
A+ Aa A-

Një operacioni policor i koduar “Pedonalja” në Kavajë ka vënë në pranga një shtetas N.B 51 vjeç të cilit i janë gjetur 27 doza kokaine, 740 mijë lekë si dhe 1000 euro.
I arrestuari është kapur në një lokal në këtë qytet, ndërsa i janë sekuestruar dhe 2 celularë si dhe mjeti me të cilin dyshohet se shpërndante lëndën narkotike.

Ja njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar "Pedonalja".

Operacioni për goditjen e shprëndarjes në doza të vogla të lëndëve të forta narkotike.

Sekuestrohen 27 doza Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celulare dhe një automjet.

Në pranga një shtetas që ushtronte këtë veprimtari kriminale.

Në përmbushje të prioritetit për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve , Seksioni i Policisë kriminale i Komisariatit të Policisë Kavajë në bazë të informacione të siguruara në rrugë operative se një shtetas merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, kanë zhvilluar operacionin e koduar “PEDONALJA”.

Si rezultat i operacionit , në një lokal në Pedonale të qytetit Kavajë , shërbimet e policisë kapën në flagrancë shtetasin N.B,,51 vjeç, lindur në Kavajë.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë policia gjeti dhe sekuestroi : 27 doza të dyshuara lëndë narkotike Kokainë, 740.000 lekë, 1000 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si dhe dy aparate celulare, që i përdorte për të siguruar klientelë dhe një automjet që shpërndante lëndën narkotike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco