6000 mije euro për license ‘mesuesi’, arrestohet një person

6000 mije euro për license ‘mesuesi’, arrestohet një person

10:56, 08/05/2019
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka zbuluar dy persona, të cilët i kishin marrë një qytetarje 6 mijë euro, për të marrë provimin e Licencës në mësuesi. Gjithashtu ata i kishin kërkuar edhe 4 mijë euro të tjera, në mënyrë që djali i saj të merrte një bursë studimi jashtë shtetit

“Në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit”, – thotë policia në njoftimin e saj.

Ja njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni “Premtimi”. I premtonte për marrjen e provimit të licensës në mësuesi si dhe për të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin, duke e mashtruar për përfitim të vlerave monetare, por arrestohet nga Policia.

Procedohen edhe 2 shtetas të tjerë për korrupsion aktiv dhe pasiv

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik – Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi”, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

– B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

– B.P. për veprën penale ” Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

– E.S. për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

4

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco