Merr flakë makina, shpëton mrekullisht shoferja

Merr flakë makina, shpëton mrekullisht shoferja

22:30, 07/05/2019
A+ Aa A-

Një automjet ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës por fatmirësisht personi që ndodhej në të ka shpëtuar.

Një mjet tip “Wolkswagen Polo” me targë AA126TK me pronare L.D. ka marrë flakë në ecje përgjatë rrugës së pestë të qytetit.

Shërbimi zjarrfikës ka mundur ta vërë zjarrin nën kontroll. Mjeti ka pësuar shumë dëme, ndërsa drejtuesja e mjetit ka mundur të dalë me shpejtësi nga mjeti. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e incidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco