Shpërthen fikësja kundra zjarrit në shkollë, helmohen tre nxënës dhe një police

Shpërthen fikësja kundra zjarrit në shkollë, helmohen tre nxënës dhe një police

20:53, 07/05/2019
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në një një shkollë në qytetin e Elbasanit.

Tre nxnënës të shkollës “Vasil Kanani” në Ekëtë qytet janë helmuar nga një bombul gazi që shërbente si fikësi zjarri që ndodhej në murin e shkollës.

Shkak për helmimin ka qenë rënia e bombulës së zjarrëfikëses e cila ka  çliruar përbërjen që ka në brendësi, çka ka çuar në helmimin e nxënësve

Nxënësit janë dërguar në spital për trajtim të specializuar dhe  janë rikthyer sërish në shkollë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë paradites se sotme dhe krahas nxënësve është helmuar edhe një punonjëse e policisë pranë shkollës

Bombula është lëvizur nga pakujdesia e një nxënësi çka ka bërë që policja të futet në klasë me qëllim për ta nxjerrë atë jashtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco