Kontaktet me zv.drejtorin e spitalit, si çohej kanabisi me çanta shkolle në Greqi

Kontaktet me zv.drejtorin e spitalit, si çohej kanabisi me çanta shkolle në Greqi

18:05, 07/05/2019
A+ Aa A-

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan dje një megaoperacion antidrogë në Sarandë ku arrestuan 10 persona,të cilët dyshohen si pjesë e një bande që trafikonte lëndë narkotike në Greqi.

Në këtë operacion u arrestua edhe zv.drejtori i Spitalit të Sarandës, Florenc Llanaj që rezulton të jetë edhe djali i ish-deputetit socialist Astrit Llanaj si edhe një futbollisti i Delvinës, Adrian Xhibro.

Por në këtë aksion i arrestuar është edhe shtetasi Kledi Sadushi i cili cilësohet si koka e gruit, i cili kishte vetëm nëj muaj që ishte liruar nga burgimi në Greqi.

Sipas burimeve mediatike, droga transportohej me sasi të vogla 15-60  kg, duke e futur kanabisin në çanta shkolle, duke e kaluar në këmbë drejt Greqisë.

Kledi Sadushi njihej me emrin Kosta dhe ishte personi që siguronte drogën në qytete të ndryshme.

Më pas ai mbante kontakte me zv.drejtorin e Spitalin Llanaj dhe futbollistin Xhibro, të cilët më pas gjeni persona të gatshëm në Memaliaj, Tepelenë, Fier dhe Elbasan për të transportuar drogën në Greqi.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco