FOTO/ The Sun: 'Piranjat' shqiptare që po përmbytin Anglinë me kokainë, hyjnë me kamionë Me pseudonimin 2gunz, Fari Lleshi tha se ai erdhi me kamion në Angli, pasi e kishin dëbuar njëherë për drogë

FOTO/ The Sun: 'Piranjat' shqiptare që po përmbytin Anglinë me kokainë, hyjnë me kamionë

11:17, 07/05/2019
A+ Aa A-

"The Sun" i ka kushtuar sot një artikull të gjatë me emra dhe fakte, rrjeteve kriminale shqiptare, të cilat i akuzon si shkaktare të epidemisë së kokainës që ka mbërthyer Britaninë e Madhe.

Oliver Harvey, i cili e ka shkruar artikullin në fjalë, shkruan se ndërsa i hipte avionit për në Shqipëri në Gatwick javën e kaluar, një grup i Policisë Kufitare me qen policë po shyrtonin me kujdes pasagjerët.

Oficerët refuzuan të thoshin se çfarë ishin duke kërkuar, por qentë e tyre ishin stërvitur për të gjetur para. Paratë e drogës, valixhet e mbushura me miliona, që kanë buruar nga përdoruesit e kokainës në Britani dhe janë ndërlidhur me vendin ballkanik prej ajrit, tokës dhe detit.

Kjo ishte faza finali e një vazhde mjerimi, që të çonte nga fushat e kokainës të Amazonës në rrugët e Britanisë, drejtuar nga e ashtuquajtura “Lidhja Shqiptare”.

Në Shqipëri, kokainë është në bazën e pronave pafund dhe makinave, që ushqen korrupsionin dhë dëmton sundimin e ligjit. Në Britani, kokainë e lirë dhe shumë e pastër ka ushqyer epideminë e krimeve me thikë dhe marrëveshjet e drogës.

Nuk është çudi që Shqipëria, një komb i vogël me tre milionë banorë, e dëshpëruar për t’iu bashkuar BE-së, është  tani në krye të luftës së Britanisë së Madhe, kundër krimit të organizuar. “ Gazetari britanik në artikullin e tij ka intervistuar gazetarin shqiptar Artan Hoxha, prokurorë dhe politikanë. Më gjërë, ai rrefen për një baron të kokainës, si Klodjan Çopja, që i pëlqente të ngiste një Ferrari të kuqe në rrugët e Elbasanit, kur qe kthyer nga Britania, ilustruar me fotot më poshtë./SYRI.NET

Image

Paratë e drogës
 
Image
Hellbanianz në Londër, që tregojnë paratë e makinat
 
Image
Policët zbuluan rrjetin e kokainës në internet nga Erald Mema
 
Image
 
Një tjetër baron shqiptar i kokainës, Klodjan Copja, u kap dhe tani po bën 17 vjet në një burg në Mbretërinë e Bashkuar
 
Image
Mafiozet shqiptare publikojne foton e nje femre te mbuluar me para.
 
ImageImage
Armet e mafiozeve shqiptare dhe jeta luksoze

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco