Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Habiten karabinierët: Dy shqiptarë kapen me armë të Luftës së Parë Botërore

Habiten karabinierët: Dy shqiptarë kapen me armë të Luftës së Parë Botërore

10:05, 07/05/2019
A+ Aa A-

Futja fshehurazi e armëve në Itali ka çuar në pranga dy shqiptarë. Njeri, 33 vjeç, me banim në Certaldo dhe tjetri 22 vjeç me banim në Castelfiorentino, të me precedentë penalë, u ndaluan kur po udhëtonin me një “Golf”, në një pikë kontrolli të ngritur nga Policia në Ulignano.

Në një kërkim të shpejtë, një dozë kokainë u gjet në xhepin e 33-vjeçarit, ç’ka bëri që karabinierët t’u marrin makinën dhe ta çojnë në kazermë për një kontroll të plotë, me dyshimin se në të kishte drogë të fshehur.

Mirëpo,ata as nuk mund ta imagjonin çfarë do të gjenin aty. Pasi e çmontuan makinën, në një ndarje të vogël prapa stereos, që ishte sajuar apostafat, ata gjetën një pistoletë gjermane të Luftës së Parë Botërore!

Ishte një Mauzer gjysëmautomatik vdekjeprurës model 1910 me kalibër 6.35 dhe numër serie të përpunuar, me tre fishekë të futur në karikator. Pasi i ishte emiminuar numri serial, ajo ishte kromuar dhe ishte sjellë në gjendje të përsosur, plotësisht funksionale, e gatshme për të hapur zjarr.

Dy shqiptarët u vunë në pranga dhe tani u duhet të shpjegojnë ku e gjetën dhe pse mbanin një armë të tillë./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco