Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Kultivim droge dhe plagosje me thike, arrestohen dy persona

Kultivim droge dhe plagosje me thike, arrestohen dy persona

10:12, 07/05/2019
A+ Aa A-

Në dy operacione të ndryshme, Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, ndërsa ka proceduar penalisht një të tretë për vepra të ndryshme penale.

Siç njofton policia, shtetasi me iniciale H.V., 19 vjeç është arrestuar për veprën penale të  kultivimit të lëndëve narkotike dhe ka proceduar një shtetas tjetër me iniciale, R.H., 23 vjeç, për moskallëzim krimi.

Gjithashtu po gjatë kësaj të marte është prangosur edhe një 33-vjeçar, i cili disa ditë më parë plagosi me thikë një të mitur për motive të dobëta.

Ja njoftimet e policisë:

“Policia vë në pranga një shtetas ndërsa një tjetër e proçedon në gjendje të lirë. Strukturat e Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe në vijim të kontrollit të territorit kanë bërë të mundur konstatimin e disa kubikëve të kultivuar me fara të dyshuara cannabis sattiva në afërsi të kanalit kullues të fshatit Novoselë.

Policia ka bërë arrestimin e shtetasit H.V., 19 vjeç, si autor i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Dhe është proçeduar në gjendje të lirë shtetasi R.H., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e parë.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin M.S., 33 vjeç, banues në Vlorë.Shërbimet e Policisë Vlorë pas hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjeve ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se më datë 06.05.2019 shtetasi M.S nëpërmjet përndjekies ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) shtetasin S.B, 17 vjeç, për motive të dobëta.Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Përndjekia” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco