‘Me lidhën duart dhe gojën’, biznesmeni Korçar rrëfen tmerrin e grabitjes

‘Me lidhën duart dhe gojën’, biznesmeni Korçar rrëfen tmerrin e grabitjes

09:51, 07/05/2019
A+ Aa A-

Persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë në banesën e një biznesmeni dhe pasi e kanë lidhur atë dhe bashkëshorten i kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash si dhe sende me vlerë.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 6 prillit, 2019 në fshatin Çiflig të Korçës.

Sipas informacioneve të para dyshohet se autorët kanë qenë tre persona, ndërsa pronari i banesës thotë se kishin aksent verior.

Nevruz Vila ka rrëfyer për mediat momentin e ngjarjes : "Po hanim darkë me bashkëshorten. Më lidhën duart dhe gojën mua dhebashkëshortes. Mua më morën lekët që kisha në xhep, nja 1.6 mln lekë si dhe më hoqën varësen që kisha në qafë. Mirë që u shkëput lehtë ajo. Pastaj dëgjuam zhurmë në dhomat e gjumit. Na thanë të mos lëvizim"

Ai tregon se është pronar i një gomisterie servis dhe anije peshkimi Durrës dhe se në xhep kishte pasur lekët e xhiros së biznesit të tij.

Autorët kanë qenë të veshur me uniforma policie. Vila tregon se policia e ka gjetur me duar të lidhura.

Ndërkohë që zyrtarisht nga policia e Korçës nuk ka asnjë njoftim. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco