Vdekja e ushtarakes shqiptare/ Mesazhi i kryeministrit letonez: Një ditë e trishtuar...

Vdekja e ushtarakes shqiptare/ Mesazhi i kryeministrit letonez: Një ditë e trishtuar...

18:14, 06/05/2019
A+ Aa A-

Kryeministri letonez Krisjanis Karins shpreh ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare, Zarife Hasanaj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Me anë të një postimi në twitter, kreu i qeverisë letoneze shprehet se, kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

"Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën. Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO" shkruan Karins.

Image

Nëntetarja Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni,  humbi jetën për shkak të shpërthimit të një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alb07/05/2019 03:25

Pas luftes se pare dhe dyte boterore Lituania ngeli e mbjelle gjithandej me mina kembesorie dhe detare te pashperthyera, sikurse dhe me predha, te cilat ndeshen pothuajse cdo dite atje. Ushtria e Lituanise shkroi sot ne Twiter, se vetem javen qe shkoi ushtaraket lituanez çmontuan 343 mina e predha te gjetura neper rrugekalime dhe pyje nga fermere,puntore e civile te ndryshem. Pastrimi i zonave me te tilla eksplozivë zakonisht jane ne fokusin e misioneve stervitore te NATO ne rajon. Mirpo pyetjet qe lindin ketu per rastin konkret, janë se, a nuk ka forca te vendeve te tjera te natos më me eksperince, por dergohen shqipetar ne keto zona me rreik kaq te lart? Keta drejtuesit e lartë ne Shqiperi, a i marrin parasysh koefiçentin e rrezikut per jeten? Apo mjaftohen me nje fraze te ministrit Lituanez te mbrojtjes se ndodhka nje ne njemilion!

Shto koment

Denonco