Grabitja/ Pronari i vilës plagosi rëndë minorenin shqiptar, kush janë tre bashkëpunëtorët e tij

Grabitja/ Pronari i vilës plagosi rëndë minorenin shqiptar, kush janë tre bashkëpunëtorët e tij

17:51, 06/05/2019
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar tre persona midis tyre edhe një shqiptar, pjesë e një bande së grabitësish, ku mbeti i plagosur rëndë nga pronari i një banese edhe minoreni shqiptar, Enrico. P. 16 vjeç, ngjarje e ndodhur në komunën e Monterondos në afërsi të Romës.

Dy ditë më parë Gjykata e Tivolit lëshoi urdhërin e arrestit për tentativë grabitje të dhunshme ndaj 3 bashkëpunëtorëve të minorenit shqiptar, që u braktis në hyrje të spitalit Gemelli të Romës nga shokët e tij për plagosje të rëndë.  

Policia italiane ka bërë të ditur se antarët e tjerë të bandës janë një shtetas rumun M. V, 34 vjeç, i cili ishte në kërkim nga Policia që nga viti 2018 pasi kishte shkelur arrestin shtëpiak.

Po sipas Policisë ishte rumuni i cili në drejtimine  automjetut Fiat Tipo Sv kishte braktisur në hyrje të spitalit shqiptarin e plagosur.

Në pranga po ashtu u vu edhe një serb me inicialet R.Z 19 vjeç, i lindur në Itali.

Të cilët u kapën teksa po përpiqeshin të largoheshin nga Roma drejt Francës, me një automjet të marrë me qira.  

Të dy së bashku po tentonin të largoheshin nga Roma drejt Francës me një automjet të marr me qira.

Anëtari i fundit i bandës është një tjetër minoren, banues në të njëjtën lagje me minorenin shqiptar

Pronari i vilës ku ndodhi grabitja, italiani 29 vjeçar Andrea Pulone i cili ka qëlloi me dy plumba kundër Enrico Pjetrit, po hetohet për tentativë vrasje të qëllimshme për vetëmbrojtje të ligjshme.

Ligji i ri i sapo miratuar nga qeveria italiane mbi të drejtën e mbrojtes së ligjshme kundër cdokujt që tenton grabitjen e pronës private,  hyn në fyqi më 17 maj 2019 pas publikimit në fletoren zyrtare e deri më atëherë italiani që qëlloj me armë kundër 16 vjecari shqiptar vazhdon të jetë një person nën hetim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco