Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Kyç’ gojën para gjykatës. lihet në burg i forti i Shkodrës

‘Kyç’ gojën para gjykatës. lihet në burg i forti i Shkodrës

15:11, 06/05/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Barush Bregun dhe bashkëpunëtorin e tij Bajram Çekorja. i cili u arrestua në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. 

Në seancën që ka zgjatur vetëm 15 minuta Bregu nuk ka pranuar të flasë përpara togave të zeza.

Arrestimi i tij u bë dy ditë më parë. FNSH dhe RENEA gjatë një aksioni të zhvilluar në Komunën e Parisit në Tiranë kanë vënë në pranga dy persona, njëri prej të cilëve pjesë e një grupui kriminal në Shkodër.

Policia e Shtetit në një njoftim zyrtar sqaron se në kuadër të operacioni "Kompleski" u arrestua Barush Bregu, 33 vjeç, lindur në Shkodër dhe shtetasi B. Ç. 21 vjeç, për veprën penale “Pe?rkrahja e autorit te? krimit”.

33-vjeçari Bregu, i cili jetonte në një banesë të marrë me qira në lagjen "Komuna e Parisit" në Tiranë ishte dënuar me 4 vite burg për kultivim droge.

"Ky shtetas është i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie "Arrest në burg", për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator  të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia,  në banesën e këtij shtetasi u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. 

 Gjithashtu ky shtetas është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është  i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda  kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike", thuhet në njoftimin e policisë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco